LAJMI I FUNDIT:

Në Mitrovicë u përurua Qendra Multifunksionale

Në Mitrovicë u përurua Qendra Multifunksionale

Sot në Mitrovicë është bërë përurimi i Qendrës Multifunksionale “Omni Sport”, objekt ky i cili ofron rekreacion për të rinjtë dhe është i vetmi i këtij lloji në Kosovë.

Me rastin e përurimit të këtij objekti i pranishëm ishin kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, bordi menaxhues i Qendrës Multifunksinale, drejtorët komunalë si dhe shumë qytetarë.


Në fjalën e tij kryetari Bahtiri, tha se funksionalizimi i këtij objekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm për gjithë qytetarët e Mitrovicës, sepse ofron standarde evropiane dhe është e vetmja e tillë në tërë Kosovën.

“Qendra Multifunksionale tani është në shërbim të qytetarëve ku ata kanë në dispozicion salla të ndryshme sportive, pishinat gjysmë olimpike, ndërsa të gjithë nxënësit e komunës sonë tani e tutje  kanë mundësinë të mësojnë notin me instruktorë të kualifikuar. Ky objekt ofron edhe mundësi të tjera ku dihet se pjesë përbërëse tjera janë biblioteka, salla për ligjërata, fushat sportive dhe këndet e tjera të cilat ofrojnë kushte të mjaftueshme për rekreacion të qytetarëve”, tha kryetari Bahtiri, thuhet në njoftimin e Komunës.

Bahtiri përmendi edhe projekte të tjera që janë duke u implementuar dhe të cilat do të ofrojnë mundësi akoma më të mëdha për pushim dhe rekreacion të qytetarëve, projektet të cilat kapin shumën me dhjetëra milionë euro.

Po ashtu nënkryetari Mujka ju gëzua shumë përurimit të këtij objekti sepse tani Mitrovicës iu shtua një qendër  e nevojshme për qytetarët dhe besojmë se kështu Mitrovicës do ti kthehet dinjiteti i një qyteti të kulturës dhe sportit.

Ambientin festiv e hijeshuan numri i madh i fëmijëve dhe të rinjve që morën pjesë në përurimin e këtij objekti jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të bukur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori