LAJMI I FUNDIT:

“Të dua shumë. Po vdes sepse nuk po mund të marr frymë”: Mesazhet e fundit që një emigrante ia dërgoi nënës së saj, para se të vdiste në kamionin që u gjet në Angli

“Të dua shumë. Po vdes sepse nuk po mund të marr frymë”: Mesazhet e fundit që një emigrante ia dërgoi nënës së saj, para se të vdiste në kamionin që u gjet në Angli

Në mesin e 39 viktimave që janë gjetur në një kamion në Essex të Anglisë, besohet se janë edhe gjashtë vietnamezë.

Kjo vjen pas mesazheve të fundit, që një emigrante ia dërgoi nënës së saj, ku ankohej se është duke vdekur, sepse nuk po mund të merrte frymë, transmeton Telegrafi.

Pham Thi Tra My është 26-vjeçarja që shkëmbeu mesazhet drithëruese me nënën e saj, të cilës i thoshte se e donte shumë, ndërsa shkruante se po vdiste, pasi nuk po mund të merte frymë.

Pham Thi Tra My që dërgoi mesazhet e fundit nënës së saj

Trafikantëve iu ishin paguar rreth 35 mijë euro, që ajo të udhëtonte përmes Kinës që të arrijë në Britani të Madhe, për “një jetë më të mirë”.

Së paku gjashtë nga 39 viktimat në kamionin famëkeq, besohet se janë vietnamezë, ndërsa në një raport të BBC-së, pretendohet se mes tyre është edhe një 20-vjeçar nga Vietnami.

Viktima tjetër, një 20-vjeçar vietnamez

Ambasada e Vietnamit në Londër, ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesa nga familjet vietnameze, që kërkojnë ndihmë për të zbuluar nëse të afërmit e tyre ishin mes viktimave të gjetura të vdekura në pjesën e pasme të kamionit.

Mesazhet drithëruese, të shkëmbyera para se të vdiste

Gjatë natës së mbrëmshme, policia ka bërë të ditur, se në lidhje me kamionin me frigorifer ku u gjetën të vdekur 39 viktima, është arrestuar edhe një 48-vjeçar nga Irlanda e Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori