LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë janë 1572 deponi ilegale të mbeturinave

Në Kosovë janë 1572 deponi ilegale të mbeturinave

Në raportin e fundit të publikuar ditë më parë nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, me mbështetjen e Organizatës Gjermane për Shoqëri të Hapur – GIZ, del se në Kosovë janë hiç më pak se 1572 deponi ilegale të mbeturinave.

Mungesa e deponive të mbeturinave vazhdon të jetë një ndër problemet më të mëdha në Kosovë, këtë e dëshmon edhe raporti i fundit i publikuar ditë më parë nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, me mbështetjen e Organizatës Gjermane për Shoqëri të Hapur – GIZ, në të cilin del se në Kosovë janë hiç më pak se 1,572 deponi ilegale të mbeturinave.


E këtë numër të deponive ilegale e mohojnë zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor (MMPH), të cilët për “Zërin” thonë se nuk e dinë numrin e saktë, por që janë duke punuar një udhëzim administrativ të ri, i cili parasheh gjoba prej 20-100 euro për ata qytetarë që hedhin mbeturina në vende të pacaktuara , shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndërkaq kjo problematikë është lënë në harresë dhe sipas anëtarëve të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor të cilët kanë thënë që shumë shpejt do të kërkojnë hapa konkretë nga Qeveria e Kosovës për këtë çështje. /Telegrafi/