LAJMI I FUNDIT:

Në konkursin e QKK-së aplikojnë 67 projekte

Në konkursin e QKK-së aplikojnë 67 projekte

Në konkursin e Qendrës Kinematografike të Kosovës për vitin 2018, afati i të cilit është mbyllur me datë 4 maj, kanë aplikuar në kategori 67 projekte filmike – në kategori të ndryshme.

Janë 17 projekte filmike që kanë aplikuar për film të metrazhit të gjatë artistik; për dokumentar të gjatë kanë aplikuar nëntë projekte; për film të metrazhit të gjatë artistik – koproduksion minor kanë aplikuar gjashtë projekte filmike dhe në atë të gjatë artistik – debutant kanë aplikuar pesë projekte. Kurse për film të metrazhit të shkurtër artistik kanë aplikuar 17 projekte dhe në atë të shkurtë të animuar katër projekte.


Në konkursin për zhvillim të skenarit për film të metrazhit të gjatë kanë aplikuar tetë projekte filmike, ndërsa në atë për postproduksion për film të metrazhit një aplikues.

Buxheti i QKK-së për këtë vit pritet të jetë rreth një milion euro.

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
PORSI NJË GRUA

PORSI NJË GRUA

Poezi
BIR

BIR

Poezi
PIÇULAT

PIÇULAT

Poezi
N. Y.

N. Y.

Poezi
Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës

Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës

Kulture
Kalo në kategori