LAJMI I FUNDIT:

Në komunat e Shkupit investohen 18 milion euro

Në komunat e Shkupit investohen 18 milion euro

Në dhjetë komunat e Qytetit të Shkupit zgjerohen rrugët ekzistuese dhe është duke u punuar në ndërtimin e rrugëve të reja, investohet në ujësjellës dhe kanalizim, modernizohen parqet dhe ndërtohen qarkore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kryetarit të Shkupit, Koce Trajanovski, në këto komuna realizohen së paku nga dy projekte, ndërkaq vlera e projekteve për të gjitha komunat arrin në 18 milion euro./Telegrafi/