LAJMI I FUNDIT:

Në Koçan prezantohet projekti ”Shtegu i qukapikut”

Në Koçan prezantohet projekti ”Shtegu i qukapikut”

Shoqata ekologjike maqedonase (SHEM) sot në qytetin e Koçanit e ka prezantuar projektin ”Shtigjet e qukapikut” që është pjesë e programit për ruajtjen e natyrës në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projektu u prezantua para hulumtuesve, profesorëve dhe anëtarëve të disa shoqatave ekologjike të rajonit, ndërkaq programi është ndihmuar financiarisht nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.


Qëllimi i projektit është promovimi i vlerave të pyjeve të ahut, edukimi, ngritja e vetëdijes publike dhe pranimi më i mirë i konceptit të shfrytëzimit të qëndrueshëm të pyjeve të ahut. Projekti realizohet në bashkëpunim me komunën e Koçanit.

Si pjesë e projektit, janë bërë disa tabela informative që do të vendosen në qendrën sportive Ponikva, ku është vendosur shtegu i ri i qukapikut./Telegrafi/