LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën “Zhan Mitrev” kryhet me sukses një nga operacionet më të komplikuara tek foshnjat

Në Klinikën “Zhan Mitrev” kryhet me sukses një nga operacionet më të komplikuara tek foshnjat

Për herë të parë në Maqedoni, me sukses është kryer një nga operacionet më të vështira dhe më të komplikuara në zemër tek fëmijët.

Operacioni është bërë nga ekipi i Klinikës “Zhan Mitrev”, ndërsa është udhëhequr nga mjeku Zhan Mitrev.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturën transpozicionim total i enëve të gjakut, një nga anomalitë më komplekse në zemër, ku të gjitha enët e gjakut dalin nga zemra, me çka gjaku qarkullon në drejtim të kundërt. Këto fëmijë janë të kaltër dhe nga mungesa e oksigjenit ndërrojnë jetë menjëherë pas lindjes.

Duhet të theksohet se në këtë operacion kompleks jashtëzakonisht të vështirë, nuk kishte të huaj ose këshilltarë në asnjë pozicion.

“Para një muaji foshnja u operua tek ne nga ekipi jonë. Foshnja ishte operuar si rast urgjent në gjendje të rëndë. Operacioni që ishte bërë në këtë foshnjë konsiderohet si një nga më të vështirat në kardiokirurgji dhe veçanërisht tek anomalitë e zemrës. Operacion i këtillë nuk është bërë asnjëherë në shtetin tonë, e gjithashtu as tek ne. Operacioni kaloi mirë dhe së shpejti fëmija do të shkojë në shtëpi me prindërit”.

“Kjo foshnje atëherë kishte 2.9 kilogram dhe kaloi nëpër të gjitha etapat e kujdesit intensiv. Foshnja tani është larguar nga të gjitha aparatet, ushqehet mirë dhe përparon mirë dhe tani ka 3.2 kilogram, që do të thotë se është një përparim i mirë”.

“Foshnja tani është me nënën dhe përshtaten me njëri-tjetrin dhe për disa ditë planifikojmë t’i lëshojmë në shtëpi. Kjo është një nga pengesat më të mëdha në kardiokirurgji dhe unë jam krenar dhe i kënaqur që gjithë kjo u bë nga ekipi jonë. Treguam se jemi të gatshëm për pengesa të mëdha në kardiokirurgjinë e fëmijëve”, tha njeriu i parë i Klinikës, mjeku Zhan Mitrev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori