LAJMI I FUNDIT:

Në këto 10 vende, njerëzit jetojnë më së miri! (Foto)

Në këto 10 vende, njerëzit jetojnë më së miri! (Foto)

Instituti Legatum, me bazë në Londër, pasi ka bërë një studim ka publikuar listën me 10 vendet më të begata në botë.

Organizata ka krahasuar 89 variabla të cilat përfshijnë treguesit tradicionalë si: prodhimi i brendshëm bruto, numri i të punësuarve me orar të plotë.


Variablat më pas janë ndarë në tetë nënkategori si: ekonomia, qeverisja, arsimi, shëndetësia, mbrojtja dhe siguria, liria personale dhe kapitalit social. Këto janë rezultatet:

Norvegjia

111

Vendi skandinav kryeson edhe për vitin 2015. Ajo ka qenë e para për të shtatin vit radhazi. Norma e papunësisë në Norvegji ka nivelin më ulët krahasuar me 36 vende të tjera. Norvegjezët e punësuar janë gjithashtu të mirëpaguar. Punonjësit me kohë të plotë fitojnë mesatarisht rreth 51 mijë dollarë në vit, ndër nivelet më të larta të pagave në botë. Gjithashtu ajo ka edhe cilësinë më të mirë të ajrit dhe të ujit në botë.

Zvicra

222

Zvicra për të tretin vit radhazi renditet vendi i dytë në raportin e “Indeksin Prosperitet” –it. Shteti i vogël i Europës Qendrore ka gjithashtu tregun më të shëndetshëm të punësimit ku 80 për qind e fuqisë punëtore është e punësuar. Zvicra gjithashtu ka normën e vrasjeve më të ulëta, me 0.5 për 100 mijë banorë.

Danimarka

333

Ky vend ka një mjedis të qëndrueshëm financiar për familjet dhe individët, balancimi i punës me cilësinë e jetës private mund të jetë gjithashtu kritike për rritjen e lumturisë së përgjithshme. Popullsia e Danimarkës është gjithashtu e mirëedukuar, pasi kalojnë një mesatare prej 19,4 vitesh në shkollë, niveli i tretë më i lartë në botë.

Zelanda e Re

444

Zelanda e Re radhitet ndër 10 vendet më të lumtura në botë për shëndetin e mirë që gëzojnë banorët e saj. Banorët zelandezë nuk janë vetëm të shëndetshëm, por edhe të punësuar. Pothuajse 73 për qind e popullsisë në vend janë të punësuar. Gjithashtu Zelanda e Re ka nivelin më të mirë të kapitalit social në botë. Ajo u vlerësua si kombi më i begatë jo-evropian.

Suedia

555

Suedia është vendi me nivelin më të lartë në botë për sa i përket sipërmarrjes dhe mundësive.

Kanada

666

Sipas “Indeks Prosperitet”, Kanadaja është vend vërtet i lirë, qytetarët e saj gëzojnë nivelin më të lartë të lirisë personale krahasuar me atë të çdo kombi tjetër të anketuar. Ajo ra një vend nga viti i kaluar.

Australia

777

Australia renditet e shtata për tre vjet rresht. Ajo vlerësohet si vendi që ka sistemin arsimor më të mirë në botë.

Holanda

888

Holanda ofron siguri ekonomike dhe aty pjesa më e madhe e popullsisë është e punësuar.Ajo gjithashtu ka një sistem arsimor shumë të mirë, shëndetësinë dhe lirinë personale në nivele shumë të larta.

Finlandë

999

Finlandezët gëzojnë performancën e pestë-më të mirë të qeverisjes në botë. Vendi gjithashtu ka marrë vlerësime shumë të mira për sa i përket punësimit afatgjatë dhe balancimit ndërmjet punës dhe jetës.

Irlanda

1000

Ajo ka një cilësi jetese të lartë, por sipas “Indeks Prosperitet” arsyeja kryesore në përmirësimin e renditjes së saj është mbrojtja dhe siguria.