Qytetarët të cilëve nuk iu janë ekzekutuar pagesat sipas Pakos Emergjente do të mund të thërrasin në numrin 0800 44 440.

Numër ky që është publikuar nga Administrata Tatimore e Kosovë.

“Duke pas parasysh që jemi duke pranuar thirrje të shumta përmes linjave telefonike, si dhe adresave elektronike, lidhur me kompensimin e pagës sipas Pakos Emergjente, Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se nuk është kompetente t’i trajtojë këto kërkesa. Andaj, ju lutem të gjitha kërkesat e juaja lidhur me këtë çështje i adresoni në Ministrinë e Financave, në këtë numër telefoni 0800 44 440, i cili është i hapur çdo ditë (përveç vikendeve) nga ora 08:00-16:00”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/