LAJMI I FUNDIT:

Në këtë çantë shpine, ky djalë e mbajti zemrën e tij 17 muaj! (foto, video)

Në këtë çantë shpine, ky djalë e mbajti zemrën e tij 17 muaj! (foto, video)

Zakonisht zemra është organi muskulor i vendosur në pjesën e mesme të zgavrës së kraharorit, por jo për këtë 25-vjeçar nga Michigani. Ndryshe nga të tjerët, ai 555 ditë e mbante zemrën në çantë!

Stan Larkin është pacienti i parë që ka arritur të jetojë me një zemër plotësisht artificiale. Dhe këtë muaj, pas 17 muajsh, ai u paraqit në qendrën mjekësorë në Michigan për t’ju nënshtruar transplantit të zemrës.


Zemra artificiale ka dy tuba që dalin jashtë trupit dhe janë të lidhur me makinerinë që qarkullon oksigjenin, për të lejuar gjakun të kryejë funksionin e tij normal.

Larkin vendosi të sfidonte fatin dhe të mos shtrohej në spital, por ta merrte organin artificial me vete, në një çantë shpine.

Rasti i Stan është i rrallë dhe ndodh vetëm atëherë kur të dyja anët e zemrës nuk funksionojnë.

390-heart-0113

Zemra e parë artificiale u implementua në vitin 1969, në formën e saj më të thjeshtë në spitalin e Hjustonit. Por, e plotë dhe e avancuar, ajo u vendos vetëm në vitin 2001. Pajisja e njohur si SynCardia, e cila u përdor dhe në rastin e Stan, u vendos në përdorim 7 vite më vonë dhe që atëherë është përdorur në më shumë se 900 pacientë.

Por djaloshi Larkin ishte i pari që guxoi të shtynte kufijtë më tej, duke nxitur përdorimin e saj kudo, jo vetëm në ambientet e spitalit.

Suksesi i kësaj procedure, sipas “ScienceAlert”, tregon se kjo pajisje mund të përdoret për t’i ardhë në ndihmë edhe pacientëve të tjerë, zemra e të cilëve nuk funksionon më, ndërkohë që presin për një donator. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori