LAJMI I FUNDIT:

Në katër vitet e fundit u vranë 25 gra në Kosovë, 6 vetëm gjatë këtij viti

Në katër vitet e fundit u vranë 25 gra në Kosovë, 6 vetëm gjatë këtij viti

Viti 2020 ishte fatal për gjashtë gra të Kosovës. Ato u vranë kryesisht nga dhuna brenda familjes që rezultoi me pasoja fatale për to. Tri prej tyre u vranë në qytetin e Gjilanit, ndërsa një grua u vra në Ferizaj. Që të dyja u cilësuan nga organet e rendit si “vrasje të rënda”. E dy gra të tjera gjatë vitit 2020 u vranë në Pejë e Prizren.

Kështu bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të Policisë së Kosovës për ‘Objektivin’.


E, përgjatë katër viteve të fundit janë vrarë gjithsej 25 gra, disa nga bashkëshortët e të tjerat ende në rrethana të paqarta.

Nga totali i këtyre vrasjeve, policia e Kosovës 12 prej tyre i ka cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa, 13 të tjerave iu është referuar vetëm si “vrasje”.

Derisa, dy rajonet me më së shumti vrasje të raportuara gjatë katër viteve të fundit janë Prishtina dhe Ferizaj me nga 5 raste të grave të vrara.

Lista e grave të vrara pasohet nga Gjakova me 4 vrasje, në Pejë, Gjilan e Mitrovicë e Jugut janë vrarë nga 3 gra dhe 2 gra tjera janë vrarë në qytetin e Prizrenit.

Ndërkohë, në Kosovë nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i përgjithshëm i grave të vrara që nga paslufta e fundit.

Megjithëkëtë, vendimet e gjykatave për disa nga këto vrasje kanë zgjuar reagime të shumta të shoqërisë civile të cilat i kanë konsideruar ato të ulëta.

Ndëshkimi i autorëve të vrasjes së grave dhe vajzave, mbetet një çështje e nxehtë që shkakton polemika për prokuroritë dhe gjykatat.

Së fundi Gjykata Themelore e Gjakovës ia uli dënimin Pjetër Ndrecajt, burrit që vrau bashkëshorten e tij, Valbona Markut dhe vajzën e tyre të mitur, Klara Ndrecajt.

Ai u dënua me 24 vjet e 6 muaj burgim.

E dënimi më i vogël prej 12 viteve iu shqiptua Nebih Berishës në prill të vitit 2017 për vrasjen e bashkëshortes së tij, Zejnepe Bytyqit.

Erza Kurti nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) thotë se kjo organizatë ka hasur në shumë vepra penale që nuk janë kualifikuar si duhet nga Prokuroria.

“P.sh kemi një rast kur tentim vrasjen e kanë paraqitur si dhunë në familje, si pasojë e kësaj kryesi i veprës penale është dënuar vetëm me 7 muaj burgim me kusht. Pra, roli i prokurorisë është faktor kyç që drejtësia të triumfojë për gratë, për secilën grua të plagosur, dhunuar e të vrarë”, thotë Kurti për Objektivin.

Sipas saj me shqiptimin e dënimit të fundit për të akuzuarin Pjetër Ndrecaj, institucionet në vend kanë kryer dy herë krim.

“Ulja e dënimit të Pjetër Ndrecaj për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij na ka treguar qartë se sa funksionon drejtësia për gratë e vrara në Kosovë. Përderisa nuk kishte rrethana lehtësuese dhe ishte krim i dyfishtë, për neve si Rrjet i Grave të Kosovës, ky vendim është i papranueshëm”, u shpreh Kurti në fund.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori