LAJMI I FUNDIT:

NE JETUAM TË LUMTUR GJATË LUFTËS

NE JETUAM TË LUMTUR GJATË LUFTËS

Poezi nga: Ilya Kaminsky
Përktheu: Fadil Bajraj

Dhe kur ata bombarduan shtëpitë e njerëzve të tjerë, ne
protestuam
ama jo mjaftueshëm, i kundërshtuam ama jo
mjaftueshëm, isha në shtratin tim, rreth shtratit tim Amerika
po binte: shtëpia e padukshme pas shtëpisë së padukshme pas shtëpisë
së padukshme
Mora një karrigë dhe dola jashtë dhe shikoja diellin.
Në muajin e gjashtë
të një sundimi shkatërrimtar në shtëpinë e parave
në rrugën e parasë në qytetin e parasë në vendin e parasë,
vendi ynë i madh i parave, ne (na falni)
jetuam të lumtur gjatë luftës.