LAJMI I FUNDIT:

Në Hamam të Prizrenit ekspozohen diploma, vendime, vula e monedha të vjetra 250 vjet

Në Hamam të Prizrenit ekspozohen diploma, vendime, vula e monedha të vjetra 250 vjet

Në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren është hapur ekspozita “Dokumentet Osmane Nga Shekulli XVIII-XX të gjetura në Komunën e Prizrenit’’ të autores Mediha Fishekçiu, bashkëpunëtore për orientalistikë në Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren.

Sipas njoftimit për media të kësaj Qendre, ekspozita në fjalë është konceptuar në atë mënyrë duke paraqitur vlerat dhe rëndësinë e dorëshkrimeve të ndryshme të periudhës osmane të cilat gjetur dhe dokumentuara nga ana e bashkëpunëtoreve profesional të Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren gjatë punës hulumtuese të bërë në terren.


“Dokumente të shumta si diploma, vendime, vula, monedha, si dhe Kur’ani dyqindepesëdhjetë vjeçare janë dokumente të cilat përmes fotografive janë prezantuara në këtë ekspozitë”, thuhet në njoftimin për media.