LAJMI I FUNDIT:

Më në fund Gjermania do të ketë qeverinë e re

Më në fund Gjermania do të ketë qeverinë e re

Gjermania e Evropa i kishin drejtuar këto ditë sytë nga Berlini. Socialdemokratët i thanë “po” koalicionit me CDU/CSU, por kjo ishte një fitore mjaft e vështirë. Tani Merkel mund të zgjidhet kancelare në mandatin e katërt.

Ishte një natë të gjatë ajo e së shtunës për shumë anëtarë socialdemokratë që vullnetarisht numëruan rezultatet e votimit të 463 mijë anëtarëve socialdemokratë për pyetjen e shtruar – a duhet të përmbyllë Partia Socialdemokrate marrëveshjen e koalicionit të arritur mes Partisë Kristiandemokrate, CDU dhe asaj Kristiansociale, CSU. Por lodhja me sa duket ia vlejti. Shumica e anëtarëve socialdemokratë votuan pro koalicionit me CDU/CSU, bëjnë të ditur mediat gjermane, Bild dhe ZDF, shkruan DW.


Kjo votë i jep tani fund pritjes së gjatë për qeverinë e re në vendin me ekonominë më të fuqishme në Europë, më shumë se katër muaj zgjedhjeve të Bundestagut më 24 shtator.

Votimi që zgjati dy javë vendosi për të ardhmen e qeverisë gjermane. Atij i parapriu një fushatë intensive e krerëve socialdemokratë për të bindur bazën e partisë për rezultatet e arritura në marrëveshjen e koalicionit, që justifikonin ripërsëritjen e koalicionit me Angela Merkel. Kudo u zhvilluan konferenca rajonale, ku krerët e partisë dolën përballë anëtarëve për të shpjeguar strategjinë e re, të hyrjes në qeveri. Edhe në marrëveshjen e arritur të koaliconit, socialdemokratët arritën të fusnin shumë nga temat sociale socialdemokrate. Vetë konservatorët u detyruan të bënin lëshime, si për shembull dorëzimin e Ministrisë së Financave tek SPD-ja, gjë që nuk e prit mirë nga CDU.

Pas rezultatit katastrofik në zgjedhjet e Bundestagut në 24 shtator, me vetëm 20 për qind të votave, socialdemokratët vendosën të shkojnë në opozitë për t’u rigjeneruar politikisht. Por pas dështimit të negociatave për koalicion mes konservatorëve (CDU/CSU) dhe Të Gjelbërve e Liberalëve (FDP) u bënë të nevojshme bisedimet për një raund të ri të koalicionit me bazë të gjerë, CDU/CSU dhe SPD. Vendimi i krerëve të partisë për të hyrë në bisedime për koalicion shkaktoi debate të mëdha brenda socialdemokratëve. Megjithatë pozitivisht u vlerësua këto ditë fakti, se asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq demokraci gjalluese dhe debat konstruktiv brenda socialdemokratëve.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori