LAJMI I FUNDIT:

Në Filipine po votohet për presidentin e ri

Në Filipine po votohet për presidentin e ri

Qytetarët në Filipine janë duke votuar për një president të ri dhe udhëheqës të tjerë shtetërorë.

Në garë kanë janë pesë kandidatë, ku Duterte, ka udhëhequr sondazhet para votimit, pavarësisht komenteve se ai po përmban qëndrim të ashpër.


Fushata është nxitur nga shqetësimet publike rreth ekonomisë, pabarazinë dhe korrupsion të shfrenuar.

Më shumë se 100 mijë policë janë angazhuar për të parandaluar dhunën përpara votimit, pasi që të hënën shtatë persona ishin vrarë nga persona të panjohur në qytetit e Rosarios.

Situata ishte tensionuar edhe për shkak të rivaliteteve politike, ku të shtunën ishte vrarë një kandidatë për kryetar komune në jug të vendit.

Fushata zgjedhore është fokusuar në reformimin e ekonomisë, infrastrukturës, trajtimin e korrupsionit dhe krimit.