LAJMI I FUNDIT:

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në fron”, “Mbijetesa dhe Shkolla” shpallet filmi më i mirë

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në fron”, “Mbijetesa dhe Shkolla” shpallet filmi më i mirë

Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla” deri tani ka marr pjesë në 12 festivale ndërkombëtare në vende të ndryshme të botës dhe ka fituar 8 çmime.

7 herë është vlerësuar si dokumentari më i mirë, kurse nga juria e Festivalit të filmit “World Film Carnival” në Singapore ka marrë çmimin e kritikës.


Në Festivalin ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në fron” që përfundoi mbrëmë në Prishtinë, juria profesionale shpalli filmin “Mbijetesa dhe shkolla” si realizimin më të mirë të metrazhit të shkurtër dokumentar.

Producenti dhe skenaristi i filmit Nuhi Bytyçi, regjisori Ilir Kabashi dhe drejtori i fotografisë Bekim Qyqalla morën këtë çmim më të lartë nga juria dhe organizatorët e Festivalit.
Ata me këtë rast falënderuan jurinë dhe organizatorët e këti Festivali për vlerësimin e këtij filmi, që paraqet sakrificën e popullit shqiptar të Kosovës gjatë rrugëtimit të tij të gjatë për liri e pavarësi.

Filmi dokumentar „Mbijetesa dhe shkolla“ është një tregim i bukur për një kohë të keqe. Një oazë paqeje në kohë lufte. Një shkollë najloni e ndërtuar në malet e Berishës që kishte tubuar rreth 200 nxënës të fshatrave përreth. Fate njerëzish që shihen në harkun 20 vjeçar në xhirime autentike të kohës dhe të tashmes në rrethana krejtsisht të ndryshme, shpalosin më së miri fatin gri të njeriut.

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe simbolikisht edhe nga Komuna e Prishtinës.

Ai është rezultat i punës intensive 2 vjeçare të ekipit të Kompanisë filmike “IDEA” në Prishtinë udhëhequr nga Nuhi Bytyçi, si producent dhe skenarist, i regjisorit Ilir Kabashi, Drejtorit të fotografisë, Bekim Qyqalla, i cili e ka bërë edhe montimin dhe postprodukcionin e filmit. Muzikën e filmit e ka kompnuar Shkodran Tolaj, përkthimin dhe titrimin në gjuhën angleze e kanë bërë Flamur Abrashi dhe Profesori dhe miku im anglez Shaun Hughes, kurse titrimin Burim Emini.

Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla”, shpërblehet nga juria profesionale në Angli, Stokholm, Turqi, Indi, është nominuar edhe në Festivalin e Parisit dhe në Amerikë, kurse pranohet në Tokyo Lift-Off Film Festival 2021.

Filmi është selektuar zyrtarisht edhe nga organizatorët e Festivalit DEA OPEN AIR në Tiranë dhe në atë ODA në Tetovë. Filmi do të prezantohet edhe në festivale tjera me renome të filmave dokumentarë, ku presim edhe çmime të tjera.

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori