LAJMI I FUNDIT:

Në festën e ‘baby shower’, DJ Dagz ulet në gjunjë dhe i propozon martesë Einxhelit

Në festën e ‘baby shower’, DJ Dagz ulet në gjunjë dhe i propozon martesë Einxhelit
Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Prezantuesja Einxhel Shkira ka organizuar mbrëmjen e së shtunës një festë ‘baby shower’.

Festa e cila i paraprin dhe i dedikohet fëmijës që ajo pret të sjell në jetë, pati një fund shumë më të lumtur dhe të befasishë nga sa pritej.


Kjo pasi ajo mori një propozim për martesë nga partneri i saj, DJ Dagz.

DJ nga me origjinë nga Vushtria, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishta, gjatë fjalit falënderues për prezencën e të ftuarve në festë, ka shfrytëzuar rastin për t’i bërë propozimin për martesë Einxhelit.

Në videon të cilën dyshja e kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetin social Instagram, mund të shihet se si Dagz nxjerr nga xhepi unazën dhe i ulët në gjunjë duke i propozuar partneres që të bëhet gruaja e tij.

“Gjethqysh po, gjithmonë e jotja beb”, ka shkruar prezantuesja Shkira në mbishkrimin e videos.

Përndryshe DJ Dagz dhe Einxhel janë njohur me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP. /Telegrafi/