LAJMI I FUNDIT:

Në festë, një pjesë e Haraçinës pa rrymë

Në festë, një pjesë e Haraçinës pa rrymë

Shumë shtëpi në Komunën e Haraçinës festa e Fitër Bajramit i ka gjetur pa energji elektrike. Banorët e rrugës 11 thonë se kjo nuk është hera e parë që mbesin pa rrymë, diçka e tillë kishte ndodhur edhe në muajin mars për plot 10 ditë. Ata një ditë më parë kishin bërë pazarin që gjatë festës t’i presin mysafirët me tavolinat plot, mirëpo produktet e mishit kanë filluar të shkrihen dhe druajnë se gjithçka kanë blerë do të duhet ta hedhin nëse së shpejti EVN nuk kyçet energjia elektrike.

“Kemi problem me rrymën. Që një javë që nuk kemi rrymë. Më së voni mbrëmë është ndalur krejt. Në muajin mars nuk kemi pasur rrymë 10 ditë. Faturat I kam të paguara. Nëse është problem aty, atëherë ata që nuk paguajnë le të juaj gjejnë një zgjidhje. 00:58 Na kanë thënë se kur ndalet rryma, nuk ka sigurim këtu. Nuk vijnë të ta rregullojnë se s është e sigurt zona, “po na maltretojnë”, por nuk është e vërtet. Kinse fshatarët. Këtu jemi rreth 300 shtëpi”, Banor


“Vetëm luajnë me ne, nuk vijnë as ta rregullojnë, thonë ka defekt, por nuk ka asgjë. Domethënë rrezik ka shumë, një kabllo është i këputur atje poshtë dhe s’ kanë ardhur ta rregullojnë. Prej nesh nuk ka asnjë problem, ne i kemi pritur me pije, me ëmbëlsira këtu EVN edhe asgjë s’ kanë bërë”, Banor

“Më rrymën kemi problem vazhdimisht, ndërsa faturat I paguajmë. Ju kemi thënë, por kot”, Banor

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, i bën apel EVN-së që të ndryshojë qasjen e menaxhimit të situatave të. Sipas tij qytetarët që nuk paguajnë faturat, nuk kanë pse të revoltohen që nuk marrin një shërbim për të cilin nuk shlyejnë detyrimin.

“Shqetësimi me energjinë elektrike unë mendoj se duhet të marr përmasa edhe më të mëdha. Revolta e qytetarëve vërtet është e madhe. 03:59 Pa rrymë elektrike është e pamundur edhe të zhvillohet jeta normale. Kompania EVN si kompani serioze në vend, duhet njëherë e përgjithmonë ta ndryshojë këtë qasje të menaxhimit në komunën tonë, sepse për vite me radhë ky problem po qëndron me ne. 05:21 Është më se e qartë se askund në botë nuk ka që të mos paguhet rryma dhe të mund të shfrytëzosh të njëjtën”, tha Ridvan Ibraimi- kryetar i Komunës së Haraçinës./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori