Basha: Po investojmë 1.1 milion euro në rrugën Gorancë-Krivenik

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, DimalBasha, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në rrugën Gorancë–Krivenik, në Han të Elezit.
Përmes një postimi, Basha ka njoftuar se investimi për këtë projekt kap vlerën e 1.1 milion eurove.
Sipas tij, faza e parë e projektit, me gjatësi prej 1.8 kilometrash, është drejt përfundimit. Kjo fazë është realizuar me investim prej 400 mijë eurosh nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Ndërkohë, po zhvillohen punimet edhe në fazën e dytë, ndërsarruga tashmë është hapur deri në Krivenik.
“Mirëmëngjesi nga Goranca në Han të Elezit ku po investojmë 1.1 milion euro!”, ka shkruar Basha.
Faza e dytë përfshin 2.6 kilometra rrugë, me vlerë investimiprej 694 mijë eurosh.
“Vazhdojmë me punë të mira gjithandej Kosovës!”, ka përfunduar Basha. /Telegrafi/








































