Në shtëpinë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj sot mbizotëron festa dhe atmosfera e gëzimit.

Përveç se është një ditë e rëndësishme për vendin, me zhvillimin e zgjedhjeve, kjo e diel ka edhe një arsye tjetër të veçantë për familjen Haradinaj: ditëlindjen e Anitës.


Anita Muçaj-Haradinaj, feston ditëlindjen, dhe bashkëshorti i saj nuk ka munguar ta urojë publikisht me një mesazh plot dashuri.

Ramush Haradinaj/FaceBook

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj ndau një fotografi të tyre të përbashkët, ku Anita shihet e buzëqeshur dhe duke mbajtur në duar një buqetë me lule.

“Gëzuar ditëlindjen, Anita”, shkroi Ramushi mbi fotografinë, një urim i shkurtër, por plot ndjenjë e përkushtim.

Çifti, që prej shumë vitesh janë ndër më të dashurit në jetën publike shqiptare, shpeshherë shfaqin lidhjen e fortë dhe mbështetjen e ndërsjellë, si në momente të rëndësishme politike, ashtu edhe në ato familjare.

Kësaj here, dashuria e tyre u reflektua edhe njëherë përmes një gjesti të thjeshtë, por plot emocion. /Telegrafi/