IPKO vazhdon me fazën e dytë të përkrahjes së sektorit të shëndetësisë–njësitë pediatrike në Qendrat e Mjekësisë Familjare, duke dhuruar 50 mijë euro për 10 komuna të Kosovës. Në fazën e parë të projektit “Ne qëndrojmë me fëmijët”, IPKO ka dhuruar 100 mijë euro për 10 njësi pediatrike të Qendrave të Mjekësisë Familjare në komuna të ndryshme, me ç’rast vlerësohet se rreth 200 mijë fëmijë përfitojnë nga ky donacion.
“IPKO uron që të gjithë fëmijët e Kosovëstë rriten të lumtur dhe të shëndetshëm. Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur, që po kontribuojmë në krijimin e kushteve më të mira të jetës për fëmijëtnë Kosovë. IPKO është kompani me përgjegjësi sociale, e cilagjithnjë kontribuon në projekte dhe nisma të ndryshme duke mbështetur komunitetin, e në veçanti fëmijët”, tha Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv i IPKO Telecommunications L.L.C.
Ky donacion është i dizajnuar të ndihmojë Qendrat e Mjekësisë Familjare me mjetet dhe pajisjet medicinale, të domosdoshme për njësitë pediatrike të këtyre qendrave. Faza e dytë e projektit “Ne qëndrojmë me fëmijët”, ka filluar në komunën e Suharekës dhe Istogut.Ndërsanë fazën e parë, në fund të vitit 2017 janë mbështetur Spitali Rajonal i Prizrenit dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Obiliq, Skenderaj, Drenas, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Graçanicë dhe Klinë.
Për këtë kontribut të IPKO-së, në fushën e kujdesit shëndetësor të fëmijës, operatori më i qëndrueshëmi telefonisë në Kosovëka pranuar një Letër Mirënjohje nga Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve.
“IPKO është shembulli më i mirë i një korporate që mbanë përgjegjësi sociale. Investimi në përmirësimin e kushteve të jetës së fëmijëve, është investim në të ardhmen e Kosovës. Sektori i shëndetësisë në Kosovë, ka nevojë të madhe për investime të vazhdueshme dhe uroj që ky shembull të përcillet edhe nga të tjerët”, tha Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili gjatë dorëzimit të mirënjohjes.
IPKO Telecommunications L.L.C, vazhdimisht përkrahë kauza të ndryshme që ndërlidhen me fëmijët. Në fund të 2017, IPKO ka përmbyllur projektin e shkollave “Mësuesit zgjedhin – IPKO përkrahë”. 50 shkolla, kopshte dhe njësi tjera arsimore kryesisht nga zonat rurale, janë mbështetur përmes këtij projekti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe