eksperti-banner

Në një burg që ndodhet në El Salvador të Amerikës Qendrore, tri valltare të zhveshura i kanë argëtuar afro 200 të burgosur.

Të burgosurit kanë kërkuar nga autoritetet e burgut, që të organizojnë një aheng, për një festë religjioze. Por, në pamjet e xhiruara, shihet diçka tjetër.


Video e publikuar në rrjete sociale, i tregon tri femra të zhveshura që bëjnë lëvizje joshëse, para të burgosurve të eksituar, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët e burgut Izalco, nuk i janë përgjigjur medieve rreth rastit, duke pretenduar se ‘janë duke u bërë hetime’.

Nuk bëhet e ditur si janë futur brenda këto tri valltare, apo sa ka zgjatur ky aheng. /Telegrafi/