Mijëra protestues marshuan të shtunën në kryeqytetin serb, Beograd, për të tretën javë radhazi kundër asaj që ata e quajnë “shtypje” nga ana e qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiq kundrejt opozitës dhe medieve.
Protestuesit thirrën në kor “Vuçiq hajduti” gjatë mitingut më të fundit të atyre, që shihen si demonstratat më të fuqishme opozitare që prej pranverës së vitit 2017, kur mijëra të rinj nga Beogradi protestuan për javë të tëra kundër fitores presidenciale të Vuçiqit.
“Njerëzit po heshtin për shkak të frikës, për shkak se shprehja e pakënaqësisë është bërë e rrezikshme. Ju mund të humbisni jetën, siç mund të quhet e humbur edhe imja”, tha gazetari Milan Jovanoviq.
Shtëpia e tij në Beograd është djegur në fillim të këtij muaji, pas një sulmi me koktej molotovi, që sipas avokatit të tij mbrojtës thuhet të ketë lidhje me punën e tij si gazetar në zbulimin e aferave korruptive.
“Por, Serbia është zgjuar nga gjendja letargjike dhe ka vendosur tashmë të mos heshtë më”, tha Jovanoviq përpara nisjes së marshimit të së shtunës.
Sipas organizatorëve, në protestën e së shtunës morën pjesë rreth 35 deri në 40 mijë njerëz. Policia nuk dha një shifër të pjesëmarrjes, por sfidoi numrin prej 20 mijë protestuesish të deklaruar nga organizatorët për protestën e së shtunës së kaluar.
Vuçiq, një nacionalist i linjës së ashpër i kthyer në proeuropian, akuzohet nga opozita dhe shoqëria civile se ka vendosur një regjim autokratik dhe ka marrë kontrollonin e plotë mbi medien, duke i përdorur ato tashmë për të bërë fushatë kundër kundërshtarëve politikë, raportojnë mediat.
“Ata mund të marshojnë sa të duan, në mënyrë paqësore dhe pa dhunë”, tha Vuçiq të shtunën. “Por, njerëzit e kuptojnë shumë mirë se, pas çdo demonstrate, unë dhe partia ime bëhemi edhe më të fortë”.
Protestat u thirrën fillimisht nga partitë opozitare, pasi një udhëheqës i një prej tyre u rrah përpara një mitingu politik në Serbinë qendrore gjatë muajit të kaluar. Aleanca për Serbinë, në opozitë, një parti e formuar nga i gjithë spektri politik, akuzoi sulmuesit se janë mbështetës të Partisë serbe Progresiste të Vuçiqit, një pretendim që autoritetet e kanë mohuar.
Në raportin e fundit për Serbinë, Parlamenti Europian inkurajoi “fuqishëm” autoritetet serbe “të përmirësojnë situatën në lidhje me lirinë e shprehjes dhe të shtypit”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare