LAJMI I FUNDIT:

​Në “Adem Jashari” kontrollohen udhëtarët e ardhur nga Italia, asnjëri nuk është me coronavirus

​Në “Adem Jashari” kontrollohen udhëtarët e ardhur nga Italia, asnjëri nuk është me coronavirus

Ekipet mjekësore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik në Kosovë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë kontrolluar udhëtarët e ardhur sot nga Verona e Italisë.

Në njoftimin e bërë nga IKSHP thuhet se te asnjëri udhëtar nuk janë gjetur shenja të coroanvirusit.


“Ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF Lipjan, Drenas dhe Fushë-Kosovë të mbështetur nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur sot nga Verona e Italisë, sipas protokoleve të OBSH dhe ECDC dhe te asnjëri nga udhëtarët nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes. Udhëtarët megjithatë janë rekomanduar të qëndrojnë në shtëpi duke evituar kontaktet e afërta me persona tjerë dhe të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve”, thuhet në njoftimin e IKSHP, transmeton Telegrafi.

Numri i viktimave nga coronavirusi në Itali ka shkuar në 14, ndërsa janë infektuar 528 persona.

Kujtojmë se coronavirusi së fundmi është përhapur në vende të ndryshme të Evropës si në Francë, Austri, Spanjë, Greqi, Kroaci, Danimarkë, Norvegji, Estoni, dhe Maqedoninë e Veriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori