LAJMI I FUNDIT:

Në 2022 kishte thënë se nuk pret luftë të re në Ballkan, gazetari gjerman Martens: Ky vlerësim duhet të rishikohet, gjakderdhja në Kosovë mund të ndodhë

Në 2022 kishte thënë se nuk pret luftë të re në Ballkan, gazetari gjerman Martens: Ky vlerësim duhet të rishikohet, gjakderdhja në Kosovë mund të ndodhë

Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens ka rivënë në pah një shkrim të tij të vitit 2022 ku kishte theksuar se Ballkanin nuk e pret një luftë e re, megjithatë sipas tij, tani në shkurt të 2024 ky vlerësim duhet të rishikohet.

Martens kështu ka shkruar në një postim në X.


“…Në gusht 2022, unë argumentova se një luftë të re nuk po e prisja në Ballkan. Kjo ishte e drejtë në atë kohë, por tani, në shkurt 2024, ky vlerësim duhet të rishikohet pjesërisht. Gjakderdhja në Kosovë mund të ndodhë…”, shkruan ai.


Ndryshe, në shkrimin e tij në gusht 2022, Martens kishte thënë se nuk priste një luftë të re në Ballkan. Gazetari gjerman në atë kohë kishte përmendur faktin se gjashtë avionë transportues ushtarakë kinezë, të cilët nuk ishin parë kurrë më parë në Evropë, u ulën në aeroportin e Beogradit.

“Ata sollën në Serbi sistemet kineze të mbrojtjes kundërajrore FK-3”, shkruante në gusht të 2022-së.

Ai po ashtu theksonte se si kreu i shtetit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte njoftuar se së shpejti do të prezantonte “krenarinë e re të ushtrisë serbe”, një sistem armësh që “do të rrisë në mënyrë dramatike efektivitetin luftarak të forcave të armatosura”.

Martens më tej ritheksonte se Serbia është i vetmi vend evropian që përdor sistemin kinez.

Gazetari gjerman po ashtu kishte rikujtuar stërvitjen e përbashkët Serbi-Rusi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Lajme
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në

Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit

Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit

Lajme
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes

Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori