Është e vështirë të përkufizohet heroizmi, virtytet dhe atdhedashuria e Ahmet Hoxhës, Heroit të Kosovës, i cili 20 vjet më parë u vra bashkë me qindra të tjerë në masakrën serbe në Burgun e Dubravës.
Kështu u tha nga të pranishmit me rastin e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, aty ku pushon Heroi i Kosovës, Ahmet Hoxha.
Homazhe me këtë rast para varrit të dëshmorit Hoxha kanë bërë dhjetëra familjarë të dëshmorëve, drejtues të pushtetit lokal, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, nxënës të shkollës që mban emrin e Heroit të Kosovës, Ahmet Hoxha.
Gafurr Bytyçi, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, tha se heroi Ahmet Hoxha ishte një patriot i përkushtuar për kauzën dhe çështjen kombëtare.
“Ahmet Hoxha vritet në mënyrën më makabre në Burgun e Dubravës. Sipas të drejtës që e kam studiuar edhe unë, të burgosurit e kanë jetën e garantuar në burg, sepse janë në kujdesin e shtetit e shtetit i Serbisë i ka vra afro 200 trima, iluministë kombëtar, të gjithë njerëz të mëdhenj të kombit, andaj jeta e Ahmetit, Enverit dhe atyre 170 njerëzve të vrarë në mënyrën me makabre na ka kushtuar shumë dhe na ka bërë të mendojmë a jemi duke e respektuar këta dëshmorë, këtë gjak apo jo. Unë për veten time dhe shumica e popullit jemi të vetëdijshëm se Kosova kurrë më e lirë nuk ka qenë, kurrë më e begatë nuk ka qenë sepse zvarrë në kurriz nuk e ka Serbinë dhe soldateskën serbe”, tha Bytyçi.
I biri i Heroit të Kosovës, Ahmet Hoxha, Alban Hoxha tha se sot në 20-vjetorin e rënies së prindit të tij, familja ka ndjenjën e përzier, të dhembjes dhe krenarisë që është tregues se shumë familje dhanë më të dashurit e tyre, për lirinë e Kosovës.
“Sot është ndjenjë e përzier, normalisht është edhe e rëndë kur ke parasysh se sot 20 vjet babai ka rënë për lirinë e Kosovës që të gjithë e gëzojmë. Është një ditë shumë e vështirë për familjen por megjithatë edhe një tregues për shumë familje që edhe ky popull ka dhënë shumë për këtë ditë që sot po e gëzojmë dhe rrjedhimisht, pikërisht për gabimet e mëdha që ka bërë ky popull. Populli shqiptar meriton më shumë, për shkak të sakrificave të mëdha dhe shpresoj që çdo ditë do të bëhet mirë e më mirë, duke marr parasysh që është një ndjenjë e përzier edhe dhembje e krenarie”, tha Alban Hoxha.
Ndërsa, në evokim të kujtimeve për Heroin e Kosovës, Ahmet Hoxha foli edhe bashkëveprimtari i tij, Sylejman Bytyçi. Ai tha se Heroi Ahmet Hoxha ishte pjesë e hierarkisë së lartë të aktivitetit ilegal, me obligime tejet të komplikuara dhe në shërbim direkt të Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
“Me përgjegjësi e them se Ahmet Hoxha ka qenë në hierarkinë e lartë të çështjeve ilegale, ka pasur obligime tejet delikate, ka qenë në shërbim direkt të komandantit Adem Jashari, po për këto nuk e shoh që janë regjistruar, por përkulem me respekt para emrit të tij, veprës së tij sepse me të vërtet ka qenë një njeri që ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës. Më 21 maj të ’99-tës, serbët kishin përgatitur masakrën në Burgun e Dubravës. Mjerisht, sa shoh unë, nuk është marr kurrkush me rikonstruksionin e kësaj ngjarje. Sa di unë, e vetmja, Natasha Kandiqi i ka nxjerrë nga harresa këtë rast dhe ka deklaruar, ka prova se ka qenë një masakër e përgatitur prej vet organeve të pushtetit. Në këtë rast, neve na mbetet vetëm të përkujtojmë heroizmin e Ahmet Hoxhës, i dimë momentet më të fundit të tij, por nuk kemi pas zgjedhje tjetër”, tha Bytyçi./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Lajçak me post të ri nga shtatori
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia