LAJMI I FUNDIT:

Ndryshon sërish moti, IHMK tregon temperaturat për dy ditët në vazhdim

Ndryshon sërish moti, IHMK tregon temperaturat për dy ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve në vazhdim mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm.

IHMK bën të ditur se të premten vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa dita e shtunë parashihet të përfshij pothuajse gjithë territorin me reshje shiu, transmeton Telegrafi.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-28 gradë celsius.

Po ashtu, do të fryjë erë kryesisht nga verilindje me shpejtësi 1-9 m/s. /Telegrafi/