LAJMI I FUNDIT:

Pas numërimit të votave nga diaspora LDK e fiton Dragashin

Pas numërimit të votave nga diaspora LDK e fiton Dragashin

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një njoftimi për media thotë se kanë fituar komunën e Dragashit pas numërimit të votave nga diaspora.

LDK ka falënderuar qytetarët për kontributin, transmeton Telegrafi.


“Konfirmohet fitorja e madhe e LDK-së në Dragash. Bexhet Xheladini, tashmë edhe zyrtarisht është kryetar i ri komunës së Dragashit. Faleminderit diasporë për kontributin dhe mbështetjen masive që i keni dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thotë LDK përmes një komunikate për media.

Pas numërimit të votave të diasporës,  kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini ka marrë 244 vota, derisa ai i PDK-së Shaban Shabani 54 vota.

Më këto vota të diasporës, përmbyset rezultati preliminar i shpallur nga KQZ.

Në rezultatet preliminare Shaban Shabani nga PDK kishte marrë 5,648 vota apo 50,21% derisa Bexhet Xheladini nga LDK 5,601 vota apo 49,79%.

Me votat e diasporës Bexhet Xheladini ka 5,845 derisa Shaban Shabani ka 5,702 vota.

Mbesin për t’u numëruar edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori