LAJMI I FUNDIT:

Ndryshon projekti i stadiumit, UEFA shton dy milionë euro

Ndryshon projekti i stadiumit, UEFA shton dy milionë euro

Shqipëria ka bërë aplikimin për të pritur finalen e Superkupës së Europës dhe në stadiumin e ri kombëtar janë shtuar kërkesat.

Është institucioni europian i futbollit që ka kërkuar që në këtë impiant të mos mungojë asgjë nga teknologjia e fundit.


Megjithatë, së bashku me kërkesat dhe nevojat për një impiant sa më modern, do të shtohet edhe fondi i nevojshëm i parave. UEFA pritet të shtojë deri në 2 milionë euro për të plotësuar fondin në bazë të këtyre nevojave ekstra.

Stadium me parametrat ndërkombëtare. Ky është projekti që është paraqitur nga federata dhe arkitekti. Megjithatë, krahas projektit fillestar, në këtë stadium janë kërkuar të tjera elemente moderne. Ashtu si në “Juventus Stadium”, në këtë impiant është kërkuar që ndriçimi të mos jetë ai tradicionali, që përdoret në stadiume (me katër kulla ndriçimi në cepat e fushës).

Në këtë stadium do të montohet një ndriçim LED i parametrave speciale, që shërben edhe për të krijuar atmosferë festive dhe shfaqje me ngjyra si në një teatër. Jo vetëm kaq, por në këtë impiant do të ketë gjithashtu një fushë me sistem ngrohjeje.

Ndonëse vendi ynë nuk njihet për kushte të vështira dhe të ashpra klimaterike e prani të reshjeve të dëborës, stadiumi do të ketë një fushë me sistem ngrohjeje. Në këto kushte, elementet bashkëkohore të teknologjisë kërkojnë edhe fond shtesë për t’u realizuar.

Në prezantimin e projektit për stadiumin e ri, FSHFja ka deklaruar publikisht se fondi i vënë në dispozicion nga UEFA për këtë impiant është 10 milionë euro. Mirëpo “Panorama Sport” ka mësuar se ndryshimet e kërkuara së fundmi dhe që do të realizohen në impiant, do të bëjnë që institucioni europian i futbollit të shtojë edhe një fond deri në 2 milionë euro.

Stadiumi i ri kombëtar do të jetë i kategorisë së katërt, kategoria e parafundit e cilësisë më të mirë të një impianti, pasi ka vetëm një mangësi për të pasur vlerësimin maksimal: mungesën e kapacitetit mbi 35 mijë stola.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori