LAJMI I FUNDIT:

Ndryshojeni mënyrën si mendoni për paratë, dhe bëhuni më të pasur gjatë këtij viti

Ndryshojeni mënyrën si mendoni për paratë, dhe bëhuni më të pasur gjatë këtij viti

Çdo herë që vjen viti i ri, shumica prej nesh synojmë të bëjmë më shumë para.

Synojmë të kursejmë më shumë, dhe ndoshta të investojmë diku për të fituar më shumë, transmeton Telegrafi.

Por, problemi është se thuajse askush nuk e bën atë.

Paul McKenna, shkencëtar dhe autor librash, thotë se ka disa gjëra të thjeshta që mund t’i bënë për tu siguruar se do të bëheni të pasur gjatë këtij viti.

Është e rëndësishme të mbani mend se të qenit i pasur nuk është vetëm rreth parave: “Të qenit i pasur është të bëni një jetë të cilën e dëshironi vet – në bazë të mundësive që i keni, e jo në bazë të kufizimeve”, ka shkruar ai.

Nga përvoja e tij, “mendimtarët e pasur” janë njerëzit të cilët kanë një pikëpamje më ndryshe nga ne për paratë.

Një studim së fundmi ka zbuluar se t’u pasuruarit është gjithçka çështje e një “personaliteti proaktiv”, që do t’i vëreni mundësitë dhe të punoni në të menjëherë.

Pikërisht këta njerëz priren të ngriten në pozitë më shpesh dhe të jenë më të lumtur në punë.

“Me fjalë të tjera, ne e krijojmë fatin tonë në bazë të mënyrës si mendojmë ndjejmë dhe veprojmë në këtë botë”, ka shpjeguar McKenna.

Për shumicën e njerëzve, ajo çfarë i mban ata larg pasurisë është se mendojnë që nuk e meritojnë pasurinë apo se thjesht s’mund t’ia dalin asnjëherë.

Prandaj është e rëndësishme ta largoni këtë mendim negativ, dhe njëkohësisht të mbani ditar të shpenzimeve, ku shkruani çdo gjë: sa para i shpenzoni në bukë, sa me shoqëri, etj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse nuk duhet të vishni pantallona të shkurtra në aeroplan?

A e dini pse nuk duhet të vishni pantallona të shkurtra në aeroplan?

A e dini se...
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Këshilla Lifestyle
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Puna e tyre është e para, pesë shenjat më të zellshme të zodiakut

Puna e tyre është e para, pesë shenjat më të zellshme të zodiakut

Astrologji
Arsyeja e fshehtë pse stjuardesat përshëndesin pasagjerët gjatë hipjes në aeroplan

Arsyeja e fshehtë pse stjuardesat përshëndesin pasagjerët gjatë hipjes në aeroplan

A e dini se...
A e dini për çka mendon qeni juaj?

A e dini për çka mendon qeni juaj?

Kërshëri
Kalo në kategori