Ndryshimet gjatë verës, kyçe për suksesin e United

Menaxheri i Djajve të Kuq lejoi largimin e futbollistëve, si Angel di Maria, Robin van Persie, Radamel Falcao, Javier Hernandez, Jonny Evans, Nani, Darren Fletcher e Rafael, ndërsa rekrutoi emra, si Anthony Martial, Memphis Depay, Morgan Schneiderlin, Bastian Schweinsteiger e Matteo Darmian.
“Gjithmonë nevojitet fat, mirëpo baraspesha në skuadër është më e mirë se në sezonin e kaluar”.
“Për këtë arsye duhet t’i fitojmë ndeshjet tona. Do të përmirësohemi çdo javë”.
“Sipas meje, në sezonin e kaluar nuk e kishim baraspeshën. Prandaj lejova largimin e 20 apo 25 lojtarëve. Kështu që është një skuadër e re”, ka deklaruar Van Gaal. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































