Ndodh edhe kjo: Piloti tenton të ulë aeroplanin në rrugë, përplaset me një veturë (Video)

Një video amatore e publikuar në internet, shfaq momentin kur një aeroplan derisa tentonte të aterronte në një rrugë në Rusi përplaset drejtpërdrejtë me një veturë që ishte në lëvizje.
Si pasojë e këtij aksidenti, piloti i aeroplanit të vogël është dërguar me urgjencë në spital, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë ai i ka shpëtuar më të keqes, me vetëm disa lëndime të lehta trupore.
Videoja është filmuar nga një banor i Çeçenisë, ku shihet aeroplani duke u përplasur me veturën që ishte në rrugë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































