Ish-presidenti serb i Bosnjës Radovan Karaxhiq i kërkoi gjyqtarëve në Gjykatën e Hagës t’i sigurojë atij një laptop, duke thënë se përdorimi i një kompjuteri normal i ka shkaktuar atij dhimbje në kurriz.
Radovan Karaxhiç i bëri thirrje gjyqtarëve në Mekanizmin për Gjykatat Ndërkombëtare në Hagë gjatë një konference në gjyqin e tij të hënën që t’i lejojë atij një laptop, duke pretenduar se ka dhimbje shpine duke kaluar orë të tëra në një kompjuter normal.
Ai kërkoi gjithashtu t’i lejohet të ketë akses në internet dhe Skype, në mënyrë që ai të mund të gjejë materiale për punën e tij si edhe të komunikojë me familjen e tij. Gjyqtari Theodor Meron tha se sekretariati i Gjykatës së Hagës do të trajtojë së shpejti kërkesën e Karaxhiçit.
Karaxhiçi tha gjithashtu se i dukej sikur e kishin dënuar me vdekje si rezultat i izolimit të tij në burg. Duke folur për shëndetin e tij, Karaxhiç tha se ndihej më mirë dhe se ishte i kënaqur me trajtimin që po merrte nga stafi në qendrën e burgimit të OKB-së.
Në konferencat e mëparshme të statusit, Karaxhiq ishte ankuar për shëndetin e tij të përkeqësuar, që ai tha se ishte shkaktuar nga vitet që ka kaluar në qelinë e tij të burgut. Ai ndodhet në njësinë e paraburgimit të Hagës që prej arrestimit të tij në vitin 2008.
Në mars të vitit të kaluar, Gjykata e Hagës e dënoi Karaxhiqin me 40 vjet burg pasi e shpalli atë fajtor për gjenocidin në Srebrenicë, persekutimin e myslimanëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, terrorizim të popullsisë së Sarajevës dhe pengmarrje të paqeruajtësve të OKB-së, transmeton BIRN.
Megjithatë, ai u lirua nga akuzat për gjenocid në disa komuna boshnjake në vitin 1992. Si Karaxhiçi ashtu edhe prokuroria e Hagës kanë apeluar kundër vendimit, me ish-liderin politik serb të Bosnjës që kërkon të lirohet nga të gjitha akuzat dhe prokurorët që kërkojnë që dënimi i tij të rritet me burgim të përjetshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t’i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Palestinezët festojnë “pranimin e marrëveshjes” nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'