LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i pandemisë COVID-19 në punën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, gjendja aktuale dhe kushtet brenda këtij institucioni kulturor

Ndikimi i pandemisë COVID-19 në punën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, gjendja aktuale dhe kushtet brenda këtij institucioni kulturor

Pandemia COVID-19 ka ndikuar në secilën sferë të jetës dhe pasojat e saj vazhdojnë akoma të jenë prezente.

Edhe institucionet kulturore në Kosovë, sidomos ato që aplikojnë artet skenike, janë përballur me sfida të shumta gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në pamundësi për të qenë pranë audiencës, Teatri Kombëtar i Kosovës, me aplikimin e masave anti-COVID në vend, gjatë një periudhe të caktuar ishte i obliguar që shfaqjet e tyre t’i realizonin virtualisht.

Por, ndonëse gradualisht ka filluar rikthimi në normalitet, kushtet në Teatrin Kombëtar të Kosovës nuk janë më të mirat të mundshme.

Ushtruesi i detyrës i Udhëheqësit Artistik në Teatër, Shefqet Gjocaj, në një intervistë për Telegrafin, ka folur për situatën aktuale në Teatrin Kombëtar, ndër tjera ai tha se puna është zhvilluar me vështirësi për shkak të masave parandaluese, në pjesën me të madhe të vitit 2020 dhe vitit aktual, dhe duke qenë se është punë ekipore, shumë prova por edhe shfaqje është dashur të anulohen qoftë për shkak të masave apo për shkak të infektimit të ndonjë pjesëtari të trupës.

“Si në çdo institucion tjetër dhe përgjithësisht si në çdo sferë të jetës shoqërore, pandemia COVID-19 ka ndikuar edhe në punën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Disa shfaqje, të parapara për realizim në vitin 2020, detyrimisht janë bartur në vitin 2021. Puna është zhvilluar me vështirësi për shkak të masave parandaluese, në pjesën me të madhe të vitit 2020 dhe vitit aktual. Pastaj meqenëse është punë ekipore, shumë prova por edhe shfaqje është dashur të anulohen qoftë për shkak të masave apo për shkak të infektimit të ndonjë pjesëtari të trupës”, është shprehur Gjocaj për Telegrafin.

Ai ka thënë se mosrealizimi me kohë i shfaqjeve të planifikuara në vitin 2020 ka ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në repertorin e vitit 2021.

“Gjithsesi kjo situatë nuk ka qenë e mirë as për aktorët as për drejtuesit e teatrit. Mosrealizimi me kohë i shfaqjeve të planifikuara në vitin 2020 ka ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në repertorin e vitit 2021, kur komplet pjesa e parë e sezonit është kaluar me shfaqjet e vitit paraprak”, ka thënë Gjocaj.

Ndër tjera Gjocaj tha se aktualisht situata është më e mirë se muajt e kaluar, kjo pasi po vazhdohet me preimerat dhe realizimin e disa shfaqjeve të vitit paraprak dhe këtij aktual.

Foto: Shefqet Gjocaj

“Aktualisht gjendja është diç më e mirë, për arsye se, hiq shfaqjen “Shakepeare in Love”, që nuk është përgatitur për mungesë të të drejtës së autorit, shfaqjet tjera nga viti 2020 janë luajtur si premierë (në skenë të madhe dhe të vogël) si dhe ka filluar të punohet me repertorin e këtij viti: Tanimë janë duke u zhvilluar provat për shfaqjen “Aroma e Hënës”, sipas tekstit të Mehmet Krajës, regjinë e së cilës është duke e bërë regjisorja nga Shqipëria Rozeta Kostani, e premiera e së cilës pritet të jepet me datë 01. nëntor 2021. Si dhe janë përzgjedhur dy tekste për skenë të vogël” “Muslimani” i Enver Petrovcit dhe “Kuartet” i Heiner Muller. Pastaj regjisoret kanë konkuruar me koncepte/platforma regjisoriale, të cilat janë vlerësuar nga komisioni profesional, i cili ka përzgjedhur Enver Petrovci dhe Alban Beqiraj si fitues, për t’i realizuar këto shfaqje. Gjithsesi pasi që në këtë vit nuk do të mund të realizohet “Shakespeare in Love”, KD i Teatrit do të përcaktohet edhe për një tekst, për skenën e madhe, i cili pritet të realizohet në dy muajt e fundit të vitit”, tha ushtruesi i detyrës i Udhëheqësit Artistik në Teatër.

Ndërsa, lidhur me atë se a po punohet me kapacitet të plotë, Gjocaj tha se vetëm disa ekipe po punojnë me staf të plotë, por disa të tjerë të shfaqjeve paraprake kanë problem dhe vështirësi ta përmbushin kontratën e paraparë që është 20 shfaqje brenda një viti kalendarik.

Ai tutje u shpreh se një sfidë tjetër për TKK-në është edhe çështja e aktorëve të Trupës Rezidente të Teatrit, të cilët angazhohen më tepër në projekte jashtë teatrit dhe gjejnë justifikime për t’i ikur angazhimeve brenda teatrit.

“Gjithsesi tani disa ekipe janë duke punuar me kapacitet të plotë, por disa ekipe të shfaqjeve paraprake, që janë në repertor të teatrit po kanë probleme dhe do ta kenë të vështirë ta përmbushin kontratën e paraparë (për 20 shfaqje brenda një viti kalendarik), siç është situata me ekipin e shfaqjes “Të vdekurit mbajnë zi për at’dhenë” p.sh. Sfidë tjetër për TKK mbetet çështja e aktorëve të Trupës Rezidente të TKK, të cilët angazhohen me tepër në projekte jashtë teatrit dhe kur vije puna e angazhimit në shfaqje të TK, ata gjejnë justifikime për t’i ikur angazhimit. E njëjtë ka qenë situata edhe në audicionin e organizuar për shfaqjen “Aroma e Hënës”. Besoj se kjo çështje duhet të shqyrtohet seriozisht nga menagjmenti i Teatrit dhe MKRS, në mënyrë që kjo situatë të evitohet në të ardhmen, tha Gjocaj.

Për periudhën e rimëkëmbjes pas rifillimit të punës pas pandemisë COVID-19, Gjocaj tha se duhet të bëhet më shumë në këtë drejtim, ai tha se një çështje kryesore për të cilën duhet të merret MKRS-ja është nxjerrja e një ligji për pavarësimin e institucineve kulturore.

“Unë besoj se periudha e rimëkëmbjes duhet të pasojë, sepse deri më tani nuk është bërë shumë. Mirëpo çështja kryesore me të cilën duhet të merret shteti (në këtë rast MKRS) është nxjerrja urgjente e ligjit për pavarësimin e institucioneve qendrore të kulturës (pra edhe Teatrit Kombëtar), i cili ka shumë vështirësi në menagjimin e resurseve dhe investimeve të veta, pikërisht për shkak të këtij statusi aktual”, deklaroi Gjocaj.

Ndërkohë, Teatri Kombëtar i Kosovës sipas Gjocaj nuk ka patur asnjëherë buxhet të mjaftueshëm, madje subvencionet apo mallrat dhe shërbimet nuk mund të shfrytëzohen për shkak të procedurave burokratike.

“Teatri kombëtar asnjëherë nuk ka pasur buxhet të mjaftueshëm. Për më tepër, në mungesë të Kodit të vet Buxhetor, edhe mjetet e ndara nga MKRS, si subvencione apo mallra e shërbime, nuk mundet asnjëherë t’i shfrytëzoj në tërësi, për shkak të procedurave burokratike”, u shpreh Gjocaj për fund. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

Magazina
Kalo në kategori