LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje vendimtare në Gjakovë, Vëllaznimi dhe Gjilani luajnë 90 minutat vendimtar për ta siguruar qëndrimin në Superligë

Ndeshje vendimtare në Gjakovë, Vëllaznimi dhe Gjilani luajnë 90 minutat vendimtar për ta siguruar qëndrimin në Superligë

Po përfundon një edicion fantastik në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Për ditën e sotme janë paraparë të zhvillohen dy ndeshje, ku njëra nga to ka rëndësi tejet të veçantë.


Vëllaznimi i Gjakovës që ka qëndruar thuajse gjatë gjithë stinorit në pozitën e nëntë në tabelë, mund t’i ikë barazhit në ndeshjen e fundit.

Gjakovarët janë nikoqir të Gjilanit në një ndeshje ku pritet të jenë prezent mijëra tifozë.

Aktualisht Vëllaznimi zë pozitën e nëntë në tabelë me 43 pikë të grumbulluara, ndërsa Gjilani është një pozitë më lartë me dy pikë më shumë.

Vendasit mund t’i ikin barazhit vetëm me fitore dhe do të mundohen me çdo kusht t’i marrin tri pikë pasi do ta kenë përkrahjen e madhe edhe nga tifozët në shkallët e stadiumit.

Ndërkohë Gjilanit i mjafton edhe një barazim për ta siguruar matematikisht qëndrimin në Superligë.

Edhe tifozët e Gjilanit, Skifterat kanë paralajmëruar udhëtim të madh drejt Gjakovës për ta përkrahur skuadrën e tyre.

E veçanta e kësaj sfide është se ende nuk dihet se nga cilët gjyqtarë do të referohet pasi FFK nuk e ka bërë lajmërimin.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në Skenderaj mes Drenicës dhe Lirisë.

Të dyja takimet fillojnë nga ora 16:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Kalo në kategori