LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja Trepça’89 – Vikingur, sjell tollovi në stadiumin ”Adem Jashari”

Ndeshja Trepça’89 – Vikingur, sjell tollovi në stadiumin ”Adem Jashari”

Numër i madh tifozësh janë parë pranë stadiumit ”Adem Jashari” në Mitrovicë, duke tentuar të futen brenda për të parë ndeshjen kualifikuese të Trepça’89 – Vikingur, për Ligën e Kampionëve.

Klan Kosova raporton se ka një tollovi të krijuar pa ndonjë arsye të mundshme nga sigurimi i këtij stadiumi tek hyrja 1.


Në këto momente si pasojë e tollovisë mund të ndodhë dhe të ketë ndonjë alivanosje të të pranishmëve, transmeton Klan Kosova.

89-shi do të tentojë ta kthejë rezultatin nga ndeshja e parë ku ka pësuar humbje me rezultat 2-1.