LAJMI I FUNDIT:

Ndërsa SHBA kërkon mënyra për ndalimin e TikTok, Spanja ndalon Telegramin

Ndërsa SHBA kërkon mënyra për ndalimin e TikTok, Spanja ndalon Telegramin

Ndërsa TikTok si aplikacioni i preferuar i 170 milionë amerikanëve mund të përballet me një ndalim mbarëkombëtar, Spanja duket se ka “një shqetësim tjetër”.

Kjo pasi Gjykata Supreme e Spanjës ka urdhëruar pezullimin e aplikacionit të mesazheve, Telegram.


Shërbimet e aplikacionit popullor të mesazheve janë ndaluar pasi mediat thanë se Telegram po i lejon përdoruesit të ngarkojnë përmbajtje të ndryshme pa leje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pas kërkesës së kompanive si Atresmedia, EGEDA, Mediaset dhe Telefonica, që sot ndalimi i aplikacionit në Spanjë është pezulluar përkohësisht.

Ndryshe, Telegrami në Spanjë renditet si platforma e katërt më e popullarizuar e mesazheve, me gati 19 për qind të popullsisë që e përdorin aplikacionin.

Gjithashtu, ai numëron edhe rreth 800 milionë përdorues aktiv mujor në gjithë botën.

“Është e ngjashme si të vendosim të mbyllim një krahinë të vendit tonë për shkak të një rast trafiku droge apo grabitje brenda territorit”, tha për ndalimin e Telegramit presidenti i Këshillit të Përgjithshëm të Kolegjeve Profesionale të Inxhinierisë Kompjuterike të Spanjës, Fernando Suarez.

Por, për dallim prej Meta-s, Telgrami refuzon të ndajë informacione me autoritetet spanjolle. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori