Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka ndërruar jetë pasi është rrokullisur me traktor.

Rasti ka ndodhur në fshatin Polan të Istogut, të enjten në ora 10:30.


“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është rrokullisur me traktor dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/