LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë në moshën 25 vjeçare futbollisti zviceran

Ndërron jetë në moshën 25 vjeçare futbollisti zviceran

Lajm tronditës nga Challenge League e Zvicrës. Elia Alessandrini, ish-lojtari i Young Boys dhe lojtari aktual i Lausanne-Ouchy, ka vdekur.

Ai “u nda nga jeta tragjikisht gjatë pushimeve të tij”, siç konfirmoi të shtunën në mëngjes liga elitare zvicerane.

Alessandrini, i cili luajti për FC Thun, Chiasso dhe SC Kriens në karrierën e tij, tërhoqi vëmendjen në moshën 15-vjeçare kur luante në në Stade de Suisse në një ndeshje përball me Lionel Messin.

“Ai ndoshta mendoi se isha zëvendësues”, kishte thënë Alessandrini në atë kohë duke qeshur. “Në fakt, nuk duhej të më lejonin në fushë. Por, nuk doja të humbisja mundësinë për të takuar Messin”.

Vetëkuptohet që Alessandrini do të kishte parë finalen e Kupës së Botës të dielën. Tronditja e vdekjes së 25-vjeçarit në Zvicër është e madhe. SC Kriens shkruan të premten në mbrëmje: “Ne jemi të tronditur, të habitur dhe të vajtojmë Elia Alessandrinin. Ish-shoku ynë i skuadrës, kapiteni dhe miku ynë deri më sot. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij. U prehsh në paqe i dashur Elija”.

Lausanne-Ouchy gjithashtu raportoi në rrjetet sociale për vdekjen e lojtarit të tyre: “Kapiteni me trup dhe shpirt, familja kuqeblu mban zi për Elia Alessandrinin. Familja humbet një mik, një shok skuadre dhe një model për të gjithë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori