LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë kryetari i parë i FFK-së, Agim Bytyqi

Ndërron jetë kryetari i parë i FFK-së, Agim Bytyqi

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se ka ndërruar jetë kryetari i parë i kësaj federate, Agim Bytyqi.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, kryetari i FFK-së, Agim Ademi thotë se kontributi i Bytyqit ishte kulminant, i jashtëzakonshëm dhe i papërsëritshëm për nga rrethanat.


“Ai me guxim e vendosmëri mori përsipër të vihet në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës në kohën e aparteidit dhe shtypjes së popullit të Kosovës nga regjimi okupator i Serbisë, duke e bërë kësisoj futbollin si pjesë të rëndësishme të rezistencës sonë kombëtare në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar ndaj pushtuesit serb. Përveç kohës së tij si drejtues i futbollit kosovar, Agim Bytyqi ishte emër i shquar edhe si futbollist, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në klubin e qytetit të tij, Liria”, thuhet tutje në komunikatë.

Ademi tutje ka shkruar se i nderi ishte personalitet me kapacitete të larta intelektuale, patriot dhe njeri i urtë dhe i fjalës.

“Ai edhe në moshë të shtyrë asnjëherë nuk rreshti së dashuruari futbollin dhe për çdo sukses të Kombëtares së Kosovës derdhte lot gëzimi, andaj në këtë ditë të trishtë për futbollin tonë e kujtojmë me pietet dhe përkulemi para veprës së tij madhështore, e cila do të jetë e shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e drejtuesit të FFK-së.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori