LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Françesk Radi

Ndërron jetë Françesk Radi

Në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë ka ndërruar jetë kantautori Françesk Radi. Ai ishte 68 vjeç.

Këngëtari i mirënjohur ishte i shtruar në reanimacionin e QSUT­-së, pas një hemorragjie cerebrale, ku e ka humbur luftën me sëmundjen.


Françeskë Radi shtrohet në spital, Rozana Radi i lutet zotit për xhaxhain: Është shumë herët për tu larguar (Foto)
Lexo po ashtu Françeskë Radi shtrohet në spital, Rozana Radi i lutet zotit për xhaxhain: Është shumë herët për tu larguar (Foto)

Françesk Radi kreu Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë. Për një periudhë të gjatë kohe punoi në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor.

Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj periudhe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet shqiptare.

Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar, transmeton gazeta Tema.

Ishin pikërisht dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972.

Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun. Përmendim këtu këngët “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasëm ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut.