LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Avdullah Gucati, babai i Hysni Gucatit

Ndërron jetë Avdullah Gucati, babai i Hysni Gucatit

Ka ndërruar jetë Avdullah Gucati, babai i Hysni Gucatit, ish kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati në një postim në Facebook.


“Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot Gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë. Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ditë më parë për vizitë në Kosovë ishte Hysni Gucati për shkak të gjendjes së rënduar që kishte babai i tij.

Ditë më parë, Hysni Gucati u dënua me katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale për publikimin e dokumenteve të Speciales. /Telegrafi/