LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë në moshë 36 vjeçare aktori i “Game of Thrones” që njihej si britaniku më i gjatë

Ndërron jetë në moshë 36 vjeçare aktori i “Game of Thrones” që njihej si britaniku më i gjatë

Aktori më i gjatë britanik, Neil Fingleton, ka ndërruar jetë në fundjavën që lamë pas në vendlindjen e tij në Duram – ka bërë të ditur familja e tij. Ai ishte 36 vjeçar.

Finglton ishte i gjatë 2.33 metra dhe në vitin 2007 hyri në Librin e rekordeve Guinness si britaniku më i gjatë.


Fingleton ishte zyrtarisht britaniku më i gjatë

Mediat britanike bëjnë të ditur se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e problemeve me zemër.

I lindur më 18 dhjetor 1980 në Duram, ai u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të basketbollit.

Ka luajtur në filmat, si “X-Men First class”, “47 Ronin” dhe “Avengers”.

Fingleton u bë i popullarizuar me rolin e gjigantit në serialin “Game of Thrones”. /Telegrafi/