LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë nga COVID-19, pasi autoambulanca që do të duhej ta merrte në shtëpi kishte shkruar gabimisht adresën e britanikut

Ndërroi jetë nga COVID-19, pasi autoambulanca që do të duhej ta merrte në shtëpi kishte shkruar gabimisht adresën e britanikut

Një baba i katër fëmijëve ndërroi jetë nga COVID-19, pasi autoambulancës i ishte dërguar adresa e gabuar në natën e festës së Krishtlindjes.

Siç raporton BBC, Steve Cooke, 36-vjeç, u gjet i vdekur nga policia në shtëpinë e tij në Kent të Anglisë, transmeton Telegrafi.


Partnerja e tij Katie Milne, ka deklaruar se ai ishte viktimë e “një padrejtësie”, dhe pretendon se sot do të ishte gjallë nëse telefonata e realizuar për verifikimin e adresës, do të kryhej ashtu siç duhet.

Zyrtarët që menaxhojnë autoambulancat kanë bërë të ditur se janë duke hetuar rastin e Cooke dhe raste të tilla të ngjashme, për të cilat pretendohet se kanë ndodhur në festën e Krishtlindjeve.

Cooke, trajner futbolli në një shkollë fillore, i kishte telefonuar autoambulancës në natën e festës së Krishtlindjes, ku mezi arrinte të merrte frymë.

Kishte rezultuar pozitiv në testin e COVID-19, e personi që kishte pranuar telefonatën kishte pasur problem me dëgjim dhe kishte shkruar gabimisht adresën e telefonuesit.

E kjo vonesë i kushtoi me jetë Cooke i cili sipas partneres së tij – sot do të ishte gjallë po ta kishin dëgjuar më me vëmendje dhe të kishin shkruar mirë adresën e banimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori