LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë Emin Simnica, Vokrri: Vepra dhe virtytet e tij do të kujtohen me breza

Ndërroi jetë Emin Simnica, Vokrri: Vepra dhe virtytet e tij do të kujtohen me breza

Trajneri i mirënjohur llapjan, Emin Simnica, ka ndërruar jetë, duke pikëlluar gjithë dashamirët e futbollit e më gjerë.

Burimet e Gazetës Olle kanë konfirmuar se ai ka pësuar infarkt në ndeshjen e juniorëve mes Ramiz Sadikut dhe Llapit. Ai fillimisht ka ndjerë dhimbje në zhveshtore, ndërsa më pas është nisur menjëherë drejt Prishtinës. Pavarësisht ndihmës që mori, nuk ia doli të mbijetojë.


Simnica në të kaluarën ka qenë trajner i Besianës dhe Hysit, ndërsa ngushëllime për familjen deh dashamirët e tij ka shprehur njeriu i parë i futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

“E nderuara familje e Emin Simnicës! Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Emin Simnicës, ndaj ju lutem që në emrin tim, Komitetit Ekzekutiv, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella familjes, klubeve ku ai punoi, Llapi, 2 Korriku, Hysi dhe së fundmi Ramiz Sadiku”.

“Kontributi i Eminit ishte jashtëzakonisht i madh dhe shumë dimensional në futbollin e Kosovës, sidomos pas pavarësimit, duke kaluar nëpër shumë sfida dhe duke mbajtur gjallë frymën për një futboll të pavarur. Shumë breza do ta kujtojnë veprën dhe virtytet e tij, prej edukatori të futbollit dhe një njeriu të qetë, të dashur dhe këmbëngulës në synimet e popullit shqiptarë. Në këto momente të vështira jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju”, shpreh ngushëllimet kryetari i FFK-së.

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori