LAJMI I FUNDIT:

Ndërprerje të ujit të pijshëm në Prishtinë, Obiliq e Podujevë

Ndërprerje të ujit të pijshëm në Prishtinë, Obiliq e Podujevë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” njofton konsumatorët e qytetit të Prishtinës, Obiliqit dhe Podujevës se duke filluar nga dita e sotme rreth orës 14:00 do të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

“Përveç keqpërdorimeve dhe rritjes enorme të kërkesave për ujë të pijshëm, sot rreth orës 14:00 është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike në stacionin e pompave dhe fabrikën e përpunimit të ujit në Albanik-Batllavë”, thuhet në një njoftim të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.


Si pasojë e kësaj, qytetarët e Prishtinës , Obiliqit dhe Podujevës do të përballen me mungesë të ujit të pijshëm në zonat që furnizohen nga ky sistem.

Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike sipas zyrtarëve të KEDS-it, është si pasojë e motit të ligë dhe shkarkimeve nga vetëtimat në Trafostacionet energjetike të tyre.

KUR”Prishtina” ka kërkuar mirëkuptim për gjendjen e krijuar, derisa ekipet e KEDS ta rregullojnë këtë çështje.