KRU “Gjakova” ka njoftuar se ekipet e saj kanë intervenuar në dy lokacione në rrugën “Nëna Terezë”, për zhbllokimin dhe pastrimin e rrjetit të kanalizimit.

Sipas njoftimit, njëri prej intervenimeve është realizuar në lokacionin e njohur si “Çerdhja e Devës”, ku pusetat kanë qenë të mbushura në masë të madhe, duke vështirësuar punën e ekipeve.


Gjatë procesit të pastrimit janë larguar materiale inerte, plastikë, rroba dhe mbeturina të ndryshme, të cilat kishin shkaktuar bllokimin e rrjetit.

Ndërhyrje për zhbllokimin e pusetave është realizuar edhe në afërsi të Çarshisë së Vogël.

KRU “Gjakova” ka apeluar te qytetarët që të mos hedhin mbeturina dhe materiale të palejuara në rrjetin e kanalizimit, pasi ato shkaktojnë bllokime, dëmtojnë infrastrukturën dhe krijojnë probleme për komunitetin. /Telegrafi/