Agjencitë amerikane të zbulimit, zbatimit të ligjit dhe të sigurisë po paralajmërojnë se Rusia vazhdon të ketë në shënjestër zgjedhjet e ardhshme për në Kongres, duke paraqitur dëshmitë e fundit me akuzat e reja kundër një shtetase rus të lidhur me oligarkun e njohur si “kuzhinieri i Putinit”.
Shtetet e Bashkuara bënë të ditur të premten padinë penale kundër 44-vjeçares Elena Alekseevna Khusyaynova nga Shën Petersburgu, duke e bërë atë të parën ruse të akuzuar në lidhje me ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2018.
Sipas akuzës penale, Khusyaynova ishte shefe e kontabilitetit në një përpjekje ruse të koduar si “Projekti Lakhta”, të drejtuar nga Agjencia e Kërkimeve në Internet – e njëjta kompani e mediave sociale e akuzuar më parë këtë vit nga prokurori i posaçëm Robert Mueller.
Dokumentet e akuzave thonë se Khusyaynova mbikëqyrte shpenzimet për reklamat dhe promovimet e mediave sociale pasi ajo ndihmoi për të krijuar mijëra llogari të rreme në platforma si Facebook dhe Twitter, disa prej të cilave gjeneronin dhjetëra mijëra ndjekës.
Akuza kriminale thotë se Khusyanova po punonte me një buxhet prej miliona dollarësh – para që, sipas zyrtarëve amerikanë, vinin nga biznesmeni rus Jevgeni Prigozhin, i njohur si “kuzhinieri i Putinit” për shkak të punës së kompanisë së tij për furnizimin me ushqim të presidentit rus Vladimir Putin. Prigozhin mendohet të ketë lidhje të ngushta me institucionet politike dhe ushtarake të Rusisë. /VOA /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe