LAJMI I FUNDIT:

Ndër personat më të rrezikshëm në Argjentinë i del në krah Messit – pas kërcënimeve nga Alvarez

Ndër personat më të rrezikshëm në Argjentinë i del në krah Messit – pas kërcënimeve nga Alvarez

Një grup yjesh të famshëm të sportit po dalin në mbrojtje të legjendës argjentinase Lionel Messi pas kërcënimeve që ka marrë nga Saul ‘Canelo’ Alvarez.

Persona si Sergio Aguero dhe Santiago Ponzinibbio i kanë dalë n mbrojtje bashkatdhetarit të tyre.


Tani ndoshta personi më i rrezikshëm që Argjentina ka shfaqur ndonjëherë është përfshirë gjithashtu.

Përplasja filloi kur Canelo akuzoi Messin se kishte përdorur një flamur meksikan për të pastruar dyshemetë e dhomave të zhveshjes pas fitores 2-0 të Argjentinës ndaj Meksikës në Kampionatin Botëror.

Pamjet nga festimet në dhomën e zhveshjes treguan 35-vjeçarin duke shkelmuar atë që dukej të ishte një flamur i Meksikës i kuq, i bardhë dhe i gjelbër.

Megjithatë, videoja nuk i ka pëlqyer Canelos, i cili në rrjetet sociale kërcënoi megayllin e futbollit me dhunë.

“Pashë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë. Ai duhet t’i kërkojë Zotit që të mos e gjej”, shkroi boksieri në Twitter.

“Ashtu si unë respektoj Argjentinën, ai duhet të respektojë Meksikën! Nuk po flas për vendin në tërësi, vetëm për gjestin që bëri Messi”.

Por, duket se Messi është në duar të sigurta nën syrin vigjilent të bashkëkombasit të tij Marcos Maidana.

Ish-kampioni i botës në boks u shfaq në Instagram për të treguar mbështetjen e tij, duke postuar një foto të tij të veshur me një maskë Messi teksa shijonte një puro dhe një pije.

“Le të shkojmë Messi! Qëndron dorë për dore me këdo”, thuhet në mbishkrim.

Sipas WBN, ai gjithashtu shkroi: “Messi është duke pritur për Canelon”.

Ish-kampioni i botës në dy pesha Maidana shkëlqyeshëm ishte afër t’i jepte Floyd Mayëeather humbjen e tij të parë ndonjëherë në ndeshjet e para të tyre në vitin 2014. /Telegrafi/