Jennifer Lopez po shijon pushimet verore pa bashkëshortin e saj, Ben Affleck.

Në fotot e reja të siguruara nga Fox News Digital, këngëtarja e "Let's Get Loud" shkrepi disa selfie ndërsa ishte në një varkë në brigjet e Italisë.


Lopez u shfaq me një kostum banje të bardhë, kishte vënë disa aksesorë dhe po pinte një pije të ftohtë.

Jneni Foto: Backgrid

Ndërsa Lopez vazhdon të shijojë pushimet e vetme, Affleck së fundmi foli për nivelin e famës së gruas së tij dhe vëmendjen e padëshiruar.

Gjatë një paraqitjeje në episodin premierë të sezonit të katërt të shfaqjes 'Peacock' të Kevin Hart "Hart to Heart", fituesi i çmimit Oscar tha: "Ne shkuam diku me [Jennifer] - nuk më kujtohet sepse ajo është kaq e famshme dhe – njerëzit e duan atë dhe ajo përfaqëson vërtet diçka të rëndësishme për njerëzit”, tha Affleck për Lopez, e cila aktualisht po udhëton e vetme në Itali mes thashethemeve të vazhdueshme për ndarje.

jenif Foto: Backgrid

"[Për mua] njerëzit janë si "Hej, më pëlqen filmi yt", dhe më pas ata janë si "Ah! J-Lo!". Është e mrekullueshme, e dini çfarë dua të them?".

Lopez dhe Affleck thuhet se janë përpjekur në heshtje të shesin shtëpinë e tyre prej 60 milionë eurosh në Beverly Hills.

jeni ben Foto: Getty Images

Të dy kanë jetuar të ndarë për një kohë të gjatë. /Telegrafi/